Partnerja e reperit Kanye West, Bianca Censori, është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes me stilin e saj të guximshëm.

31-vjeçarja australiane u fotografua gjatë një daljeje në Los Angeles së bashku me bashkëshortin e saj, ku tërhoqi menjëherë vëmendjen me veshjen ekstravagante dhe transparente që ndezi reagimet në rrjetet sociale.
Bianca kishte zgjedhur një kostum trupi në nuanca argjendi dhe gri transparente, të kombinuar me taka me platformë, ndërsa look-un e kompletoi me flokët biondë të stiluar thjesht dhe aksesorë minimalistë. Nga ana tjetër, Kanye West u shfaq me një stil më casual dhe të errët, me xhaketë bomber dhe pantallona lëkure.

Çifti u pa duke ecur dorë për dore teksa largoheshin nga lokali i njohur Chateau Marmont në Los Angeles, ndërsa fotot e tyre u shpërndanë menjëherë në rrjet, duke nxitur komente të shumta për stilin e Bianca-s.
Prej kohësh, Bianca Censori është kthyer në një nga figurat më të komentuara të showbiz-it për zgjedhjet e saj të guximshme në modë. Së fundmi, ajo ka mohuar edhe pretendimet se bashkëshorti i saj kontrollon mënyrën se si vishet, duke deklaruar se paraqitjet e saj janë “zgjedhje personale” dhe pjesë e një bashkëpunimi mes tyre.




