14 Qershor, 2018

Beyonce pret fëmijën e 4? Ja fotot që zbulojnë të vërtetën


Beyonce është një prej divave botërore të muzikës, e cila prej vitesh ka rrëmbyer zemrat e publikut dhe këngët e saj janë kthyer në hite. Së fundmi ajo ka shkëlqyer në turin botëror ku këndoi krah partnerit të saj, Jay-Z.

Por fansat e saj kanë vë re gjatë performancës në skenë se barku i këngëtares ishte i fryrë, duke spekuluar se diva ishte në pritje të një fëmije. Madje, në rrjetet sociale këtë lajm e mbështetën me foto e video të shumta ku Beyonce shfaqej në skenë dhe i dallohej barku.

Menjëherë lajmi i shtatzënisë u përhap kudo dhe të gjithë po presin konfirmimin nga çifti. Kujtojmë se Beyonce është nënë e 6-vjeçares Blue Ivy dhe e binjakëve 1-vjeçarë, Rum dhe Sir.

 

© Panoramaplus.al