25 Dhjetor, 2020

Beyonce bën gjestin human për Krishtlindje, dhuron 500 mijë dollarë për familjet që rrezikojnë të …


Diva e muzikës Beyonce është “shndërruar” në Babagjysh për shumë banorë që po vuajnë pasojat e pandemisë së koronavirusit.

Mbretëresha Bey po punon për të shpëtuar shtëpinë e njerëzve të cilët janë në rrezik dëbimi ose bllokimi të pronave të tyre.

Pas sigurimit të granteve prej 10.000 dollarë për më shumë se 250 biznese të vogla (një shumë gjithsej prej të paktën 2.5 milionë dollarë), si edhe pasi i siguroi anëtarëve të komunitetit ushqim, pije, pajisje shtëpiake, teste të COVID dhe mbështetje të shëndetit mendor, fituesja 24 herë e Grammy dhe fondacioni BeyGOOD po u vijnë sërish në ndihmë banorëve.

“Tani po ndihmohen ata që preken nga kriza e strehimit,”- njoftoi fondacioni. “Moratoriumi i strehimit është vendosur deri më datën 25 dhjetor duke rezultuar në bllokime të hipotekave dhe dëbime nga shtëpitë me qera. Shumë familje janë prekur për shkak të pandemisë, që ka cuar në humbje të vendeve të punës, sëmundje dhe rënie të ekonomisë.”

Fondacioni shtoi se Beyonce po dhuron një shumë prej 500 mijë dollarësh për individët dhe familjet që përballen me nxjerrjen nga banesa.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al