12 Tetor, 2020

“Besoni tek fuqia juaj”- Rita Ora shpërndan mesazhin e fuqishëm për vajzat shqiptare: Vazhdoni përpara dhe sundoni botën


Rita Ora u ka dërguar një mesazh të fuqishëm të gjitha grave shqiptare për të luftuar për të ardhmen e tyre dhe që të besojnë tek vetvetja.

Ajo përgatiti një videomesazh në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave, që u dha gjatë një eventi të organizuar vetëm me femra nga Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u bëri thirrje vajzave shqiptare që të ndjekin ëndrrat dhe vetëm duke besuar tek fuqia që kam mund të zgjedhin të ardhmen e tyre.

“Pavarësisht nëse vendos të bëhesh një këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore, shkencëtare apo doktoreshë ti duhet të zgjedhësh vetë rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon gratë në Kosovë, po ashtu edhe në të gjithën botën të besojnë tek vetvetja dhe të kuptojnë që kanë aftësinë dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam mirënjohëse familjes dhe miqve të mi që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica për të dhe do vazhdoj këtu për të inspiruar dhe frymëzuar jo vetëm veten por shpresoj shumë vajza gjithandej. Ju mund të bëni të njëjtën gjë.

 Çdo ditë vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Mbani mend që ju keni fuqinë për ta bërë këtë,”– tha Rita Ora.

Këngëtarja është kthyer në një burim frymëzimi për shumë vajza në gjithë botën dhe herë pas herë ndan mesazhe motivuese për ta.

/Panoramaplus.al

 

© Panoramaplus.al