8 Mars, 2018

Besi uroi 3 femrat e rëndësishme në jetën e tij, por harroi të motrën: Po mua lopa…?


Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk kanë munguar urimet nga personazhet e njohur shqiptar për mamatë, gjyshet, bashkëshortet, motrat e mikeshat.

Pak më parë bëri dedikimin e tij edhe Bes Kallaku, ku në një kolazh fotosh uroi nënën, gjyshen dhe bashkëshorten e tij.

“Urime 8-Marsin, Nena (Shpresa) qe me linde, me dhe jeten, Ija qe me rrite me lule dele, Xhensila qe me lumturove ditet”, shkruan Besi.

Mirëpo aktori i njohur ka harruar motrën e tij Anën, e cila i shkruan publikisht se i ka ngelur hatri.

“Po mua lopa më ka bërë? Hajde se flasim zemra motrës”, i shkruan Ana Besit.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al