Muajin e kaluar, aktori i njohur Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj u bënë prindër për herë të parë, të një vajze që vendosën ta quajtën Ajka.

Pas ardhjes në jetë të vogëlushes, Besi ka menduar që t’i dhurojë Xhensilës një dhuratë shumë domethënëse. Aktori është fotografuar në një argjendari duke blerë dhuratën e veçantë për këngëtaren.

Siç shihet, aktori i ka marrë bashkëshortes së tij një varëse floriri që mban sipër emrin e Ajkës, që në këtë mënyrë Xhensila ta ketë vogëlushen gjithmonë me vete.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
