4 Maj, 2018

Besi publikon videon e Xhensilës duke qarë: Mos i thoni gjë…


Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të pëlqyera e të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Çifti është në pritje të fëmijës së parë, ku pas një muaji do të vijë në jetë vajza e tyre.

Besi i cili është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku poston foto nga jeta profesionale ashtu edhe nga përditshmëria e tij, ka publikuar në “Instagram” një video të Xhensilës.

Kjo e fundit ndodhet në spital teksa po bën analizat e radhës, duke qenë se është në pritje të ëmbël. Në video ajo shfaqet duke qarë pasi i ka frikë gjilpërat.

Ndërsa në një video të dytë, Besi ka nxjerrë dorën e tij, ku tregon se sa fort ia ka shtrënguar Xhensila teksa infermierja po i merrte gjak për analizat.

“Lot, lot, lot me kte video, edhe ne videon e dyte shikoni rezultatin e shtrengimit te dores. Nis e qan akoma pa dal nga shpia diten qe ka analizat. Hahhaahahah, mos i thoni gjo Xhensiles. Hahaha”, shkruan ai bashkëngjitur me videot.

© Panoramaplus.al