Gjyshja më e njohur në Shqipëri, Ija e Bes Kallakut, është bërë tashmë një person mjaft popullor në rrjetin social “Instagram”, duke arritur një numër të madh ndjekësish në kohë rekord.
Së fundmi ajo ka komentuar në një fotografi të postuar nga nipi i saj, ku vërtetuam edhe njëherë se nga e ka marrë humorin Besi.

Aktori i humorit ka postuar në “Instagram” një foto ku ka dalë bashkë me Ermal Mamaqin, kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe aktorin tjetër Gaz Paja.
Bashkëngjitur me foton, Besi shkruan: “Te gjith e kemi nje shok qe nuk del kurrë sic duhet ne foto. ?. Tag shokun”.
Por nuk e priste aspak që Ija t’i linte këtë koment: “Po ça del me ata Ermol Mamoqn ri non ai ska pru zarfin hala”.
© Panoramaplus.al

