25 Nëntor, 2020

“Beshushja po vjen në jetë”- Sara Hoxha shtiret sikur i plasën ujërat dhe vë në lojë këngëtarin, ja reagimi epik i Ledri Vulës


Sara Hoxha pritet të bëhet nënë së shpejt dhe në ditët e fundit të shtatzënisë vendosi ti bënte një lojë këngëtarit Ledri Vula.

Blogerja u shtir sikur i plasën ujërat dhe bebushja po vinte në jetë, për të parë reagimin e partnerit të saj.

Teksa këngëtari ndodhej në dhomën tjetër, Sara Hoxha i hodhi ujë tek bluza duke supozuar se shtatzënisë i erdhi fundi.

Menjëherë Ledri Vula vrapon drejt saj dhe i thotë fjalë të ngrohta, duke i shprehur dashurinë si vajzës ashtu edhe partneres së tij.

Ndërkohë Sara Hoxha fillon të qeshë dhe këngëtari mendon se ajo e bën këtë nga lumturia e ardhjes në jetë të vajzës.

“O beb të dua, o jeta ime,”- i thotë ai, teksa e përqafon dhe i kërkon telefonin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)


Dhe blogerja duke qeshur i tregon me gisht telefonin që po regjistronte momentin epik.

“Do të mbys, më keq do të ta kthej,”– i drejtohet Ledri Vula, ndërsa partnerja i afrohet ta përqafojë duke i thënë: “Më fal, mos u mërzit.”

Çifti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, një vajze.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al