23 Dhjetor, 2023

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me “Zemrën n’dorë”! Ja kush u shpall fituesi i Festivalit të RTSH-së


Këngëtarja Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.

besa kokedhima2

Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e  68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

besa kokedhima

Ndërsa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”.

0bffa2fcb3da42b8a7df751ff828aec3

Çmimi i dytë i Festivalit shkoi për Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr”, ndërsa këngëtari Shpat Deda u rendit në vendin e tretë me këngën “S’mund të fitoj pa ty”.

© Panoramaplus.al