Aktori i humorit, Bes Kallaku, i ftuar tek ‘Rudina’ ka folur ndër të tjera për filmin e tij të parë, ‘Falco’ dhe për jetën e tij private ky tema kryesore ishte Xhnsila dhe vajza e tyre Ajka.

Ka kohë që përflitet për një duet mes Besit dhe Xhensilës. Aktori u shpreh se dueti më i bukur që ai ka bërë me Xhensilën është vetë Ajka.

“E kemi bo duetin e kemi quajtur Ajka. Gjëja më e bukur që unë dhe Xhensila kemi bërë”, u shpreh ai.
Çifti publikon herë pas here foto me vajzën e tyre dhe janë mjaft të dhënë e të përkushtuar pas vogëlushes.





