3 Korrik, 2018

Bes Kallaku dhe Ervin Bejleri pjesë e filmit amerikan?


Aktori i humorit Bes Kallaku i cili është mjaft aktiv në profilin e tij në “Instagram”, i ka habitur ndjekësit teksa ka publikuar një video.

Besi ka postuar trailerin e filmit të ri amerikan, “The Brave”, ku ka zbuluar se ai dhe aktori i njohur Ervin Bejleri ishin pjesë e tij.

Kujtojmë se xhirimet e këtij filmi janë bërë në Shqipëri dhe dy aktorët shqiptarë luajnë krah yllit botëror, Louis Mandylor.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në “Instagram” është shprehur se kryeqyteti shqiptar është i mrekullueshëm.

#TheBrave. Se shpejti ne kinema.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ndërkohë bashkëngjitur me videon e trailerit të filmit të ri aksion, Bes Kallaku shkruan: “Së shpejti në kinema”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al