30 Dhjetor, 2017

Bertina e “BB” tregon jetën në Dubai: Më kanë martuar me sheik, por unë jam zog i lirë


Bertina e “Big Brother” ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Show” ku ka folur për jetën e saj të re në Dubai. Prej më shumë se dy vitesh bukuroshja brune jeton dhe punon si inxhinierë pranë një kompanie makinash, ndërsa ka treguar se nuk është e lidhur me asnjë sheik.bertina

“Më kanë martuar kushedi sa herë me sheik imagjinar”, u shpreh ajo, ndërsa gazetari në studio i thotë se përse nuk e ka një të tillë.

“Ah sa mirë do ishte Ervin, por unë them se jam zog i natyrës dhe jo i kafazit”, vazhdoi më tej ajo.

© Panoramaplus.al