Elvana i ishte përshtatur më së miri temës së koncertit “Colour Day Fest” pasi kishte zgjedhur të vishej me një kostum plot ngjyra nga “Versace”.

Por ndoshta nuk e dinte se kishte bërë ‘Xing’ me këngëtaren e huaj, Jelena Karleusa e cila këtë kostum e kishte veshur pak kohë më parë.

E ndërkohë pas këtij kostumi fshihet një çmim mjaft i kripur. Xhaketa ka kushtuar plot 2500 euro, pantallonat mbi 600, varësja 1200 euro dhe atletet nga “Stella Mccartney”. Totalisht look-u i saj atë ditë vlente 5000 euro. /intv.al/



