Sipërmarrësja Hilaria Baldwin ka treguar arsyen se përse vendosi të bënte gjoksin e saj pasi lindi shtatë fëmijë.

Në një nga episodet e “The Baldwins”, 41 vjeçarja ka treguar se vendimi për ndërhyrjen e procedurës erdhi si pasojë e lindjeve të saj të cilat i kishin shkaktuar ndryshime.

Ajo dhe bashkëshorti Alec Baldwin , i cili u martuan në vitin 2012, kanë shtatë fëmijë: Carmen , 11, Rafael , 9, Leonardo , 8, Romeo , 6, Eduardo dhe María Lucía , 4, dhe Ilaria, 2 vjeç.

Hilaria shpjegoi se gjidhënia e shpeshtë i kishte shkaktuar rënie të gjoksit dhe kjo e shqetësonte.
“Kam ushqyer me gji prej më shumë se 1 dekadë, ky vit ishte hera e parë që nuk isha shtatzënë, kështu që vendosa ta ngrej pak gjoksin tim,” u shpreh ajo.

Deklarata e plotë: Kam ushqyer me gji prej më shumë se 1 dekadë, ky vit ishte hera e parë që nuk isha shtatzënë, kështu që vendosa ta ngre pak gjoksin tim. Unë u mësova me trupin tim në njëfarë mënyre, siç e dinë shumica e grave që ushqejnë me gji dhe qumështi del jashtë, është një realitet ndryshe, i parehatshëm. Më dukej sikur trupi im nuk ishte më trupi im, sepse isha mësuar që trupi im të ishte në super formë.


