Elena Morali është një “showgirl” italiane. Ajo është bërë e famshme në spektaklet me humor të Mediaset-it.

Elena është e fejuara e komikut Gianluca Fubelli, i njohur si “Scintilla”. Morali sapo ka arritur shifrën e 1 milion ndjekësve në profilin e saj në “Instagram”.

Për t’i përshëndetur fansat e saj, ajo ka vendosur që të publikojë një fotografi shumë provokuese. Elena shihet në një vaskë plot me qumësht krejtësisht e zhveshur, duke mbuluar fare pak gjoksin.

“1 MILION!!!! Falemnderit pafund secilit prej jush”, shkruan Morali në foton e saj.



