John Travolta ka treguar më në fund historinë pas beretës që u kthye në simbolin më të komentuar të paraqitjes së tij në Festivalin e Filmit në Kanë 2026.
Aktori 72-vjeçar tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq me look-un e tij ndryshe: beretë, syze me rrathë dhe mjekër të stiluar, duke ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Sipas vetë Travoltës, zgjedhja nuk ishte rastësore. Ai shpjegoi se donte të krijonte një imazh që ta lidhte me figurën klasike të regjisorëve të viteve 1920-1960, në momentin kur prezantoi debutimin e tij si regjisor me filmin “Propeller One-Way Night Coach”. Aktori tha se dëshironte që ky kapitull i ri në karrierën e tij të kishte një identitet vizual të veçantë dhe të mbahej mend nga publiku.
Travolta u shfaq fillimisht me një beretë të bardhë në premierën e filmit, ndërsa më pas zgjodhi edhe versione të tjera gjatë eventeve të festivalit, duke e kthyer aksesorin në “firmën” e tij të Kanës. Look-u i tij u bë viral, me fansa dhe media që komentuan transformimin e aktorit hollivudian.
Përveç debutimit si regjisor, Travolta mori edhe një “Palme d’Or” nderi për kontributin e tij në kinematografi, një moment që e emocionoi aktorin gjatë ceremonisë në Kanë.
© Panoramaplus.al



