31 Dhjetor, 2020

“Bëra testin dhe …”- Pasi shprehu dëshirën për tu bërë sërish nënë, Adelina Tahiri zbulon a është sërish shtatzënë


Këngëtarja Adelina Tahiri pak ditë më parë tregoi planet për zgjerimin e familjes, teksa u shpreh se bashkëshorti i saj, Serjoza Markov, me të cilin ka një djalë, Jonin, e meritonte të bëhej sërish baba.

Një foto e saj në Instagram nxiti dyshimet se këngëtarja ishte shtatzënë, por ajo i hodhi poshtë thashethemet duke thënë se nuk është në pritje të ëmbël.

“A je shtatzënë?”– e pyetën ndjekësit gjatë një mini-interviste në rrjetin sociale.

Adelina Tahiri u shpreh se kishte bërë testin por rezultoi negativ.

“Dje bëra testin, jam negative,”- shkroi këngëtarja.

Në një intervistë për Prive, Adelina Tahiri tha se partneri i saj është një bashkëshort dhe baba shumë i mirë, që kujdeset për familjen dhe me shumë përgjegjësi.

Ajo theksoi se Serjoza Markov e meriton të bëhet sërish baba dhe nuk do tregohet egoiste, duke menduar vetëm për veten e saj.

“Nuk dua të flas si nënë për Jonin, se nënat dashurinë për fëmijën e ekzagjërojnë. Ai është shumë i zgjuar. E gjithë vëmendja jonë është tek Joni dhe punojmë shumë me të. Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.

Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë më shumë do e bëjë, por sigurisht dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”– tha këngëtarja.

Ajo gjithashtu foli edhe për arsyet e shkëputjes nga muzika, duke thënë se për momentin i mungon motivimi.

Por theksoi se nuk do heqë dorë nga karriera si këngëtare, edhe nëse nuk e dëgjon njeri.

“Ndoshta kam pasur nevojë, por unë nuk po pushoj, po punoj për projekte të reja muzikore, për dicka të re dhe shumë të bukur. Unë jetoj me muzikën, edhe sikur askush të më dëgjojë. Arsyeja pse jam tërheq është se ndihem mirë këtu ku jam dhe nuk kam motivim,”– rrëfeu Adelina Tahiri.

/Panoramaplus.al

  

© Panoramaplus.al