“Bënim seks 10 herë në ditë! Ishte si një tornada”, deklaronte, Melisa Sata në një prononcim të dhënë disa kohë më parë, për sa i përket mardhënes me futbollistin aktual të Monzës, Kevin Prince Boateng.
Por mesa duket, historitë e zjarrta në shtrat tashmë janë lënë pas. Mes çiftit të famshëm ka përfunduar gjithçka. Lajmin e ka zbuluar revista italiane Chi, që në fakt, në verë kishte bërë të ditur se mes çiftit kishte pasur “krisje”. Tentativa e riaafrimit, me sa duket ka dështuar dhe sipas revistës Chi, ata janë ndarë.

“Historia ka mbërritur në fund e Melisa ka zgjedhur të shpërngulet për disa ditë tek mikesha e saj Ariana Alesi, gruaja e Renco Rosos.

Për të përforcuar ndarjen, Sata me shumë kujdes evitoi të shfaqej në tribunën e stadiumit të Monzës ku luan i shoqi”, ishin detajet e përcjella nga revista italiane.



PANORAMASPORT.AL
© Panoramaplus.al
