Cardi B ka fshirë llogarinë e saj në aplikacionin “Twitter”, pasi u lodh nga njerëzit që aludonin se është rikthyer me reperin Offset, sipas “Mirror”.

Nëpërmjet live” në Instagram, reperja tha se ishte lodhur nga të gjithë ata që i tregonin se çfarë të bënte dhe me kë të lidhej.

“Një grup i 15-vjeçarëve më tregojnë mua se si të jetoj, sikur të isha Ariana Grande ose të vija nga Disney. Unë nuk e publikova letrën e divorcit, një nëpunës i gjykatës e bëri, për këtë janë duke qarkulluar fjalë gjithandej”- u shpreh ajo.

“Unë i dua fansat e mi dhe i falënderoj të gjithë ata që më mbështesin, por disa vërtetë veprojnë sikur të kem fjetur me të gjithë ju!”- shtoi reperja.

Cardi B, emri i vërtetë i së cilës është Belcalis Marlenis Almánzar, bëri kërkesë për divorc në muajin shtator, por së fundmi njoftoi se ata janë ribashkuar.

Ata u martuan në vitin 2017 dhe kanë një vajzë 2-vjeçare, të cilën e kanë quajtur Kulture.



