27 Nëntor, 2020

Bënë një fëmijë gjatë xhirimeve të skenave erotike? Aktorët e “50 hijet e Greit” po përballen me “pasoja” të çuditshme pas filmit


Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që kur Jamie Dornan debutoi për herë të parë si Christian Gray në “Fifty Shades of Grey”, por ai ende merr komente të çuditshme nga fansat për rolin e tij.

jamie dornan dakota johnson

Aktori 38-vjeçar zbuloi në një intervistë për “Variety” se një fans i filmit mendonte verbërisht se ai dhe Dakota, kishin bërë një fëmijë së bashku pas skenave erotike me marrëdhënie seksuale, sipas “E Online”.

jamie dornan dakota johnson (3)

Për më tepër, fansi i kishte dërguar Jamie-t foton e një fëmije, që sipas tij, ishte i aktorit. Ndër të tjera, ai edhe e kishte kërcënuar se do t’i tregonte bashkëshortes së tij për këtë gjë.

jamie dornan dakota johnson (1)

Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i tregonte gruas time. Mendonte se fëmija ishte i imi dhe i Dakota Johnson dhe se e kishim bërë gjatë xhirimit të filmit. Ishte e çuditshme”,- u shpreh aktori.

jamie dornan dakota johnson (4)

Dornan ka tre vajza me gruan Amelia Warner, ndërsa Johnson nuk ka fëmijë dhe është në një lidhje prej kohësh me Chris Martin.

© Panoramaplus.al