Ben Stiller dhe Christine Taylor janë sërish bashkë pas ndarjes gati pesë vite më parë. Aktori zbuloi se ai dhe Christine, e rregulluan marrëdhënien gjatë pandemisë.

Stiller tha se të dy vendosën të kthehen së bashku gjatë pandemisë në mënyrë që ai të mund të shihte dy fëmijët e tyre gjatë karantinës. “Ka qenë vërtet e mrekullueshme për të gjithë ne. E papritur dhe një nga gjërat që doli nga pandemia”. Më tej ai foli edhe martesës, por këtë herë ai bëri analogji tek një foto hipur mbi kalë. “Disa vite më parë, kuptova se nuk më pëlqen të kalërojë. Nëse ka një mundësi për të hipur mbi kalë, ndoshta nuk do ta bëj. Tani, më pëlqejnë kuajt!

Unë mendoj se ata janë të bukur. Më pëlqen t’i përkëdhel. Më pëlqen t’i shikoj njerëzit duke hipur në kuaj, më pëlqen të shikoj fëmijët e mi duke hipur në kuaj. Pra, po, mendoj se ne kemi respekt për mënyrën se si jemi të ngjashëm dhe mënyrat se si jemi të ndryshëm. Dhe unë mendoj se duke e pranuar këtë, ju mund ta vlerësoni dikë më shumë sepse nuk po përpiqeni ta bëni atë të ndryshojë për ju. Pasi ta pranoni këtë, kurseni shumë energji. Kjo është diçka që funksionon për mua”. Çifti njoftuai ndarjen e tyre në vitin 2017 pas 18 vitesh martesë. Çifti lëshoi një deklaratë në atë kohë se si do të përpiqeshin të qëndronin miq.

“Me dashuri dhe respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin dhe 18 vitet që kaluam së bashku si çift, ne kemi marrë vendimin për t’u ndarë”, thuhej në deklaratën e asaj kohe. “Prioriteti ynë do të vazhdojë të jetë rritja e fëmijëve tanë si prindër të përkushtuar dhe miq më të afërt. Ne kërkojmë që media të respektojë privatësinë tonë në këtë moment.’
Të dy u takuan gjatë xhirimit të projekti televiziv në vitin 1999 për një shfaqje të titulluar Heat Vision and Jack. Ata u martuan vitin e ardhshëm. Çifti ka dy fëmijë: Ella 19-vjeçare dhe Quinlin 16-vjeçare. Ata kanë luajtur në shumë filma së bashku duke përfshirë Dodgeball: A True Underdog Story, Zoolander dhe Tropic Thunder.
© Panoramaplus.al
