Dalja nudo e Bianca Censorit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy , në krah të Kanye West, u komentua shumë dhe ngjalli reagime nga fansat e saj.

Fillimisht, 30-vjeçarja u shfaq në “Crypto.com Arena” në Los Angeles e veshur me një pallto të zezë leshi që i mbulonte të gjithë trupin. Mirëpo, kur arriti tek fotografët, Bianca Sensori teksa hoqi pallton zbuloi se nuk kishte veshur asgjë poshtë. Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se Kanye West ka qenë ai që i ka dhënë udhëzime se si të hiqte pallton.
@cbsmornings Kanye West & Bianca Censori arrive on the #Grammys ♬ original sound – CBS Mornings
Partnerja e Kanye West kishte zgjedhur një fustan transparent, ndërsa poshtë tij nuk kishte veshur të brendshme. Ashtu siç pritej, pamja e saj ngjalli diskutime, nga fansat e saj në Twitter duke komentuar se sa shumë ka ndryshuar që kur është bërë “Zonja West.”

Dikush theksoi se janë lodhur duke e parë Bianca Censori-n lakuriq nëpër kopertina, një tjetër që flet për keqtrajtim nga Kanye Ëest dhe të tjerë që pyesin nëse ajo i zgjedh paraqitjet e saj me vullnetin e saj të lirë. Nuk mungoi dhe një koment nga një tjëtër fans i cili , theksoi se këto ide paraqitjeje bëjnë bujë dhe zakonisht japin miliona.

“Me ide të tilla, ju bëni miliona”, shkruante një person, ndërsa një tjetër shtoi: “Ajo priti 10 vjet për të marrë paratë e saj, çfarë biznesmene e zgjuar”.



