18 Shkurt, 2018

Ben Blushi shfaqet për herë të parë si drejtor


Nga gazetaria në politikë dhe përsëri në gazetari, por në nivele të larta. Lajmi që Ben Blushi do të bëhej drejtor i përgjithshëm i Top Channel çuditi jo pak, ndërkohë që u bë edhe pjesë e një debati publik.

Por tashmë komentet shterruan dhe Blushi shfaqet me stafin e ri si drejtues televizioni. Në festën e Top Albanina Radio ai është parë në sho-qërinë e Filip Çakulit dhe Koço Devoles, figura emblematike të Topit dhe truri i pro-gramit investigativ “Fiks Fare”.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al