Reperi i famshëm britanik, Reperi Cadet ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti me makinë.
Muzikanti 28-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Blaine Cameron Johnson, po udhëtonte për në në koncertin e Staffordshire, kur një “Toyota Prius” dhe një “Vauxhall Combo” u përplasën në Main Road, Betley në 1.30, shkruajnë mediat e huaja.

Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë, ai vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy shoferët, një 36-vjeçar dhe 22-vjeçar janë dërguar në “Royal Stoke University Hospital” me lëndime të rënda.
Ndërkohë tre pasagjerë të tjerë të “Toyota”-s janë mjekuar për lëndime të lehta në “Leighton Hospital”, Crewe.

Lajmin e hidhur e bënë të ditur familjarët e reperit nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”.
“Ne, familja e Blaine Cameron Johnson, i njohur ndryshe si Cadet po ndajmë me ju një lajm të trishtuar. Gjatë orëve të parë të mëngjesit të 9 shkurtit Cadet ka vdekur”, shkruhet në njoftim.

Në një deklaratë për “Radio 1 Newsbeat”, menaxheri i tij tha se 28-vjeçari ishte pasagjer në një taksi. Ai ishte rrugës për në Keele University ku do performonte.
Ndërkohë në rrjetet sociale, kolegët dhe fansat e reperit kanë shprehur ngushëllimet dhe shprehen të trishtuar për humbjen e parakohshme të një ylli të muzikës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
