19 Janar, 2021

Ben Affleck dhe Ana De Armas i japin fund lidhjes pa bërë ende një vit bashkë! Aktori fotografohet duke hedhur në kosh materialet e ish të dashurës


Aktori i Hollywood-it, Ben Affleck dhe partnerja e tij, Ana De Armas, i kanë dhënë fund romancës së tyre pa mbushur ende një vit së bashku.

Ben Affleck Ana De Armas (8)

Siç kanë raportuar mediat e huaja, çifti ka pasur qëllime të ndryshme për jetën, të cilat i kanë penguar të qëndrojnë më gjatë bashkë.

Ben Affleck Ana De Armas (7)

Një burim tregoi për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles, ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

Ben Affleck Ana De Armas (9)

Ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe shumë miqësor. Tani janë në dy pika të ndryshme të jetës, por vazhdojnë të kenë dashuri dhe respekt. Ben po punon, ka tre punë në dorë dhe është një baba i përkushtuar në shtëpi”-tha burimi.

Ben Affleck Ana De Armas (1)

Për më tepër, duket se ata nuk kanë pritur as edhe një sekondë për të zhdukur të gjitha kujtimet që kanë krijuar së bashku. Kjo sepse, 48-vjeçari është fotografuar duke hedhur në kosh sendet që i përkisnin ish-partneres 32-vjeçare.

Ben Affleck Ana De Armas (6)

Affleck e nisi lidhjen me partneren e re në mars të vitit 2020, pas divorcit me Jennifer Garner.

Ben Affleck Ana De Armas (2)

Ai pranoi se ka qenë shkaktar për divorcin, por në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.

Ben Affleck Ana De Armas (4)

Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte. Ishte viti 2015, 2016.

Ben Affleck Ana De Armas (5)

Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”- është shprehur aktori.

© Panoramaplus.al