14 Korrik, 2025

Bella Hadid ndez rrjetin me pozat me bikini, modelja shfaqet pranë të dashurit të saj Adan Banuelos


Modelja e njohur Bella Hadid ka ndarë një seri fotosh të reja në Instagram, duke treguar jetën e saj të re në Fort Worth, Teksas, pranë partnerit të saj, trajnerit të njohur të kuajve, Adan Banuelos.

Në postimin që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe mediave ndërkombëtare, Hadid shihet duke pozuar me bikini të bardha, një stoli të kuq dhe një kapelë kauboji, një stil që përputhet me ambientin rural të Teksasit dhe jetën që ka zgjedhur të ndjekë kohët e fundit.

Në njërën nga fotot, Banuelos, 36 vjeç, shfaqet me një këmishë me katrorë, xhinse dhe kapelë kauboji, duke përforcuar imazhin e çiftit si një dyshe e re e stilit “western”.

Bella Hadid, 28 vjeç, ka konfirmuar më herët se tashmë është zhvendosur përfundimisht në Teksas për të jetuar me Banuelos, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2023. Ajo është shfaqur shpesh pranë garave me kuaj dhe ka nisur të angazhohet edhe vetë në sportin e “cutting horse”.

Modelja, e njohur për stilin e saj urban dhe paraqitjet në pistat më të mëdha të modës, duket se po përqafon një jetë më të qetë dhe autentike në jugperëndim të SHBA-së, duke përzier modën me kulturën kauboje.

© Panoramaplus.al