24 Shkurt, 2022

Bella Hadid fotografohet gjatë ‘Javës së Modës’ në Milano në krahët e partnerit të saj të ri


Pas ndarjes nga The Weknd, Bella Hadid ka nisur një romancë të re dashurie me drejtorin e artit, Marc Kalman.

Dyshja janë fotografuar gjatë kësaj jave në Milono, në “Javën e Modës” ku dukeshin mjaft bukur në shoqërinë e njëri tjetrit.

Hadid ishte zgjedhur si një nga modelet kryesore për fushatën “Fendi’ dhe dukej spektakore me veshjen e saj.

Bella kishte veshur një palë pantallona në ngjyrë të zezë, një shalla të verdhë si dhe një xhaketë lëkure.

Çifti u fotografua nga paparcët teksa ecnin në rrugët e qytetit dhe Bella ndihej shumë komode në shoqërinë e Marc.

Romanca e tyre ka nisur që më herët dhe sipas një burimi për “Daily Mail’ ata kanë jetuar së bashku gjatë kohës së karantinës për Covid-19 dhe nuk e kanë bërë publike në mediat rozë.

 

© Panoramaplus.al