6 Prill, 2018

“Bëhuni gati”, djemtë e “Threedots” dhe “Babastars” paralajmërojnë diçka të re…


Para disa ditësh, këngëtari Flori Mumajesi bëri një postim në “Instastorie”, ku u shfaq nën shoqërinë e reperit të njohur Getoar Selimi. Nga ky postim ata të dy na lanë të besojmë se një bashkëpunim i ri është duke ardhur.

Por jo vetëm Flori dhe Geti, mesa duket ky projekt do të përfshijë edhe anëtarët e tjerë të grupeve “Threedots” dhe “Babastars”.

Një nga anëtarët e “Threedots”-ave, Bruno ka publikuar një imazh në “Instastorie” me reperat Onat dhe Cozman dhe po ashtu ky i fundit ka publikuar një foto në “Instagram”-in e tij ku shfaqet nën shoqërinë e Flori Mumajesit.

“Be ready”, shkruan Bruno në postimin e tij duke na lënë të kuptojmë se diçka e madhe po vjen.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al