Së fundmi është bërë virale një video nga Golden Globes, kur Demi More “supozohet” se injoron Kylie Jenner, teksa kjo e fundit e uron për çmimin që aktorja mori për rolin në filmin “The substance”.

Festa e Golden Globes ofroi shumë pamje nga prapaskenat e ceremonisë madhështore, por pakënaqësia mes Demi Moore dhe Kylie Jenner nuk u la pa u vënë re.
Video e bërë virale në 24 orët e fundit, ka shkaktuar një mori komentesh dhe thashethemesh.
E gjitha ndodhi kur Kylie Jenner, e ulur në të njëjtën tavolinë me partnerin e saj, Timothee Salamet, u përpoq të tërhiqte vëmendjen e Demi Moore, e cila sapo kishte marrë çmimin e saj për interpretimin në filmin “The Substance”.

Moore bisedoi shkurtimisht me Elle Fanning, ndërsa Jenner u përpoq të bashkohej në bisedë, duke thirrur “urime!
Pavarësisht dëshirës, Moore i është përgjigjur thjesht “faleminderit” pa e parë as në fytyrë Kylie-n.
Zhgënjimi i Jenner u bë edhe më i dukshëm kur Moore iu drejtua Timothée Salamet, duke injoruar plotësisht përpjekjet e saj për komunikim.
Pasi e injoroi yllin televiziv, aktorja u largua duke e lënë Jennerin dukshëm të pakënaqur.
Shpjegime nga ana e Demi Moore
Pas reagimit të ashpër të mediave sociale, bashkëpunëtorët e Demi Moore mohuan çdo qëllim injorues nga ana e aktores
Sipas një burimi i cili ka folur për Daily Mail, aktorja ” as që e vuri re Kylie” dhe nuk kishte qëllime të këqija.
Në të njëjtën kohë, u tha se dy gratë kanë profesione të ndryshme .
“Demi është një aktore, ndërsa Kylie ishte atje për shkak të marrëdhënies së saj me Timothee Salame . Demi e respekton Timoten dhe e admiron talentin e tij. Nuk kishte qëllim snobizmi, ajo thjesht nuk e vuri re partneren e tij,” është shprehur burimi.
Lidhur me këtë situatë reagoi po ashtu edhe vajza e aktores, Tallulah Willis përmes një InstaStory, teksa tha: “Nuk kishte asnjë përbuzje. Nëse nëna ime do ta kishte vënë re Kylie, ajo do t’i kishte kushtuar vëmendjen që i duhej. Lëreni gruan të shijojë momentin e saj!”

Kylie Jenner com Demi Moore, Elle Fanning e Monica Barbaro no #GoldenGlobes em Los Angeles – 05/01. pic.twitter.com/k15tovmvML
— Portal Jenner Brasil (@portaljennerin) January 6, 2025
© Panoramaplus.al

