Vajza e mundësit Hulk Hogan, ka njoftuar se është bërë nënë e dy binjakëve, një djali dhe një vajze.

Broken Hogan mirëpriti fëmijët e saj me bashkëshortin Steven Oleksy, me të cilin u martua fshehurazi në vitin 2022.

Teksa dha lajmin e bukur për ndjekësit ajo postoi në Instagramin e saj një fotoalbum në të cilin shfaqte dy fëmijët e porsalindur.

Të dy Brooke dhe Steven kishin veshur pulovra të personalizuara të cilat lexonin ‘Mama’ dhe ‘Babi’ shoqëruar me vitin 2025.
Një foto e cila u duk më emocionuese se të tjerat ishte momenti kur Brooke ishte ulur në një karrocë dhe teksa mbante në dorë foshnjat e saj, bashkëshorti i përqafonte të tre nga pas.
Pra… thjesht po rrija jashtë rrjeteve sociale duke gatuar këto dy bukuroshë”, shkroi Brooke në mbishkrimin e postimit të saj pa zbuluar emrat e binjakëve.
© Panoramaplus.al

