Aktori britanik, Henry Cavill, u bë baba për herë të parë pasi partnerja e tij Natalie Viscuso solli në jetë fëmijën e tyre pas katër vitesh lidhje. Detaje të tjera për lindjen e fëmijës nuk janë bërë të ditura, pasi çifti ka zgjedhur ta mbajë këtë moment larg syrit të publikut.

Megjithatë, fotot e siguruara nga DailyMail i tregojnë ata duke ecur në rrugët e Australisë, duke shtyrë një karrocë fëmijësh. Çifti ndodhen aty për shkak të xhirimeve të filmit ‘Voltron’, ku luan Henry Cavill.

Aktori dha lajmin për shtatzëninë e partneres së tij në prill 2024, teksa tha se ndihej i emocionuar për t’u bërë baba.

Konkretisht, gjatë premierës së “Ministry of Ungentlemanly Warfare” në Nju Jork, Henry Cavill tha: ” Jam i emocionuar për këtë. Natalie dhe unë jemi shumë të lumtur. Jam i sigurt se do të shihni shumë më tepër nga kjo.”

Pak kohë më vonë, në ditën e babait, aktori u kërkoi ndjekësve të tij në Instagram këshilla për atësinë, pak para lindjes së fëmijës së tij.

Henry Cavill dhe Natalie Viscuso rrëfyen për romancën e tyre në prill 2021, me një postim në rrjetet sociale. Producenti i Vertigo Entertainment publikoi një foto të tyre duke luajtur shah. “Thjesht mësova Henrin tim të dashur si të luante shah… Apo më la të fitoja?” , ka shkruar ajo postimin e saj.


