21 Maj, 2025

Befason sërish Dua Lipa, këngëtarja shpallet artistja më e klikuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024


Albumi i fundit i  Dua Lipës , Radical Optimism, mund të mos ketë qenë aq masiv sa Future Nostalgia , por prapë dominoi valët e radios në vendin e saj të lindjes, Mbretërinë e Bashkuar.Phonographic Performance Limited, e cila jep licenca për muzikë dhe mbledh të drejta autoriale në emër të artistëve, ka publikuar raportin e saj vjetor të muzikës më të luajtur në radio, televizion dhe hapësira publike në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë palestra, zyra, bare, dyqane dhe restorante. Dua fitoi titullin “artistja më e luajtur” për herë të dytë; ajo e fitoi ketë titull edhe në vitin 2020, shkruajnë mediat e huaja.

Muzika e Duas luhej mesatarisht 400 herë në ditë, sipas raportit, me këngën e saj më të njohur që ishte “Houdini”. Duke kapur ketë titull, Dua i dha fund gjithashtu serisë trevjeçare të Ed Sheeran si artisti më i luajtur në Mbretërinë e Bashkua. Tashmë  ai është në vendin e tretë, pas shoqes së tij Taylor Swift .  David Guetta është #4, ndërsa Coldplay është #5.

Teksa dha një deklaratë Dua u shpreh se:

“Është një nder i vërtetë të emërohem artistja më e luajtur në Mbretërinë e Bashkuar për herë të dytë. Viti 2024 ishte një vit i jashtëzakonshëm dhe jam shumë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë mbështetur muzikën time në radio, televizion dhe në vende të ndryshme. Këngëtarja është aktualisht në një turne botëror në mbështetje të albumit të saj.

 

© Panoramaplus.al