22 Janar, 2020

Befason Pamela Anderson, martohet për herë të 5-të me producentin. Dasmat e papritura dhe ndarjet e bujshme të aktores


Pamela Anderson është martuar sërish. Këtë herë aktorja lidhi nyjë me producentin e famshëm të Hollywood, Jon Peters.

52-vjeçarja u martua në një ceremoni private në Malibu të hënën, 20 janar.

Lajmet se Pamela dhe 74-vjeçari ishin në një lidhje, u publikuan në fund të vitit të kaluar, ndaj zbulimi se çifti ishte martuar i befasoi të gjithë.

Megjithatë ata asnjëherë nuk kanë dalë në publik së bashku.

Kjo është dasma e pestë për aktore. Pamela ka një histori martesash të papritura.

Në 1995, ajo u martua me bateristin Motley Crue Tommy Lee, 57 vjeç, vetëm 4 ditë pasi u takuan për herë të parë.

Martesa zgjati 3 vite dhe çifti u bënë prindër të dy djemve, Brandon Thomas Lee, 23 vjeç dhe Dylan Jagger Lee, 21 vjeç.

Në vitin 2007, Pamela u martua me Rick Salomon, 51 vjeç që u bë i njohur pas publikimit të kasetës seksuale të Paris Hilton në 2003, në një dasmë spontane në Las Vegas.

Ata u ndanë vetëm pas disa muajsh. Në vitin 2014, Pamela dhe Rick i dhanë edhe një mundësi njëri-tjetrit duke u martuar në një dasmë surprizë për tu divorcuar vitin e ardhshëm.

Pamela gjithashtu u martua për një kohë të shkurtër me Kid Rock.

Ata u martuan në korrik 2006 në një jaht në Saint Tropez. Nuk ishte befasi, por gjithashtu nuk zgjati dhe Pamela paraqiti kërkesën për divorc në nëntor të po atij viti.

© Panoramaplus.al