Një ditë më parë, pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm 6 ballë. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në rrjetet sociale ka patur reagime të shumta, ku madje ka patur edhe nga ata që e kanë marrë me sportivitet dhe kanë bërë postime me humor. Kështu ka befasuar edhe këngëtarja Enca Haxhia.

Ajo ka postuar një “Instastory”, duke kërkuar “ndjesë” për lëkundjet.

“Kërkoj ndjesë! S’ishte tërmet, thjesht bona play një këngë që del tani afër”, shkroi këngëtarja, duke paralajmëruar këngën e saj të radhës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
