14 Tetor, 2017

Befasitë e “Zhurma Show”/ Këngëtarja e njohur zbuloi të dashurin sekret milioner


Të hënën mbrëma u mbajt në Kosovë edicioni i 13-të i “Zhurma Video Music Awards” në “Sheshin 21”. Prezantuesja e këtij edicioni, që tërhoqi shumë publik, ishte Big Mama, ndërsa triumfuesi më i madh ishte Ardian Bujupi, i cili rrëmbeu edhe çmimin kryesor mes çmimeve me rëndësi të fituara nga artistë si Ledri Vula, Capital T e Mihrije Braha.

Në “Zhurma Show” tërhoqi vëmendjen rikthimi në ekranin e RTV21 i Labinot Gashit, i cili i dha kupën e “Best Folk” Shkurte Gashit. Por ky mund të quhej dhe befasia apo momenti kulminant i show-t, pasi këngëtarja e njohur theu heshtjen duke ia dedikuar kupën të dashurit sekret milioner.

Sipas mediave të Kosovës, bëhet fjalë për Selim estanin, vëllain e aktorit të njohur Blerim Destani. Sipas tyre, në momentin që Shkurta u ngjit në skenë, ra në sy për fustanin te pjesa e barkut, çfarë i ka shtuar dyshimet se ajo është në pritjen të ëmbël.

Ndërkohë burime të afërta të çiftit thonë se ata kanë lidhur kurorë dhe se Selimi (i cili ka 5 fëmijë nga martesa e parë) i ka blerë Shkurtes një shtëpi luksoze në Dusseldorf të Gjermanisë, ku ai jeton prej vitesh.

Ndërkaq, një tjetër moment që mori vëmendje në këtë edicion të “Zhurma Show” ishte dalja në skenë e këngëtares Morena Taraku, e konsideruar një nga femrat shqiptare më seksi.

Ajo kishte veshur një fustan transparent të punuar nga Blerina Kllokoqi Rugova, ku luhej me pjesët intime. Morena, e cila në këtë ceremoni fitoi çmimin “Best Female” për këngën e saj “Inat”, mbërriti e vetme në ceremoni me një makinë luksoze.

© Panoramaplus.al