29 Nëntor, 2019

Bebe Rexha zbulon se sa para janë mbledhur nga fondi i saj, ja data kur do të vijë në Shqipëri


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha është organizuar për të mbledhur fonde për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që preku vendin.

Ajo do të vijë në Shqipëri në 2 dhjetor për të parë më nga afër gjendjen dhe gjithashtu për të dhuruar paratë e mbledhura nga donacionet.

Nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’ falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre si dhe lajmëron se 2 dhjetori do ta gjejë në Shqipëri. “Deri tani janë mbledhur 50 mijë dollarë dhe qëllimi është që deri në 2 dhjetor të mblidhen 100 mijë”, shprehet ajo.

 

© Panoramaplus.al