26 Maj, 2023

Bebe Rexha zbulon sa kilogramë shtoi pasi u diagnostikua me sindromën “POCS” dhe jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha gratë që kanë të njëjtin problem


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka folur shpesh herë për sindromës së Vezores Policistike me të cilën ajo vuan prej disa vitesh tashmë.

Artistja ka zbuluar se fundmi se kjo gjë e bëri atë të shtonte mbi 13 kilogramë.

“Unë shkova te mjeku vitin e kaluar dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë por ata më diagnostikuan me PCOS, që është Sindroma e Vezores Policistike”, tha Rexha në “The Jennifer Hudson Show”.

Këngëtarja theksoi se çrregullimi hormonal është “një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë obeze”.

“Unë shtova 13 kilogramë kaq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve sa më shumë dashuri.”– shtoi Bebe.

Gjatë muajt të kaluar, 34-vjeçarja, reagoi ndaj përdoruesve në TikTok të cilët kanë e kanë gjykuar për peshën e saj.

Këngëtarja shprehej asokohe se do të dëshironte  që njerëzit të mos flisnin më për peshën e të tjerëve, ndërsa shprehej se kur lexonte komente të tilla mërzitej.

“Isha shumë më e dobët dhe fitova pak peshë. Unë nuk jam e mërzitur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla, të mërzisin. Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por mendoj se jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo.

Këngëtarja vazhdoi në postimin e saj  duke thënë: “Gjithmonë kam luftuar me peshën time. Kësaj kur*ës këtu i pëlqen të hajë.”

Madje, ajo iu përgjigj komentit të një fansi, duke shkruar: “Po punoj çdo ditë me veten. Thjesht jam dekurajuar pak tani.”

 

 

© Panoramaplus.al