28 Tetor, 2020

Bebe Rexha u bashkohet dy shqiptareve në MTV EMA, këngëtarja mes prezantuesve të eventit të madh muzikor


Bebe Rexha iu është bashkuar listës së këngëtareve shqiptare që do jenë pjesë e MTV EMA.

Pas Rita Orës është konfirmuar edhe emri i Bebe Rexhës si prezantuese e eventit të madh muzikor.

Ndërsa shqiptarja, Dua Lipa është nominuar në tre kategori në MTV EMA, atë të “Best Artist”, “Best Song” me Don’t Start Now dhe “Best Pop”.

Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora janë tre prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Yjet e popit kanë realizuar këngë të kthyera në hite si edhe bashkëpunime me emra të mëdhenj botëror.

Nominimet e MTV EMA këtë vit kryesohen nga këngëtarja Lady Gaga, me 7 kategori.

Ndarja e çmimeve do të bëhet më 9 nëntor.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al