26 Dhjetor, 2020

Bebe Rexha surprizon fansat në mënyrën më të veçantë! Këngëtarja vendos që disave prej tyre t’u…


Bebe Rexha ka vendosur të surprizojë fansat, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

bebe rexha (1)

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka premtuar se disave prej ndjekësve të saj do ua paguajë faturat e Krishtlindjeve, për t’ua lehtësuar shpenzimet në këto kohë festash.

bebe rexha (2)

Dua të paguaj disa nga faturat tuaja për Krishtlindje. Vendosni emrin tuaj dhe vlerën e faturës këtu. Unë do t’ju kontaktoj dhe ju do më tregoni faturën”, shkroi Bebe në një postim në Instagram.

bebe rexha (1)

Këngëtarja ka treguar edhe herë të tjera se i është gjendur pranë njerëzve në vështirësi.

bebe rexha

Vitin e kaluar, ajo erdhi në Shqipëri për të ndihmuar një familje në fshatin Bubq, së cilës tërmeti i 26 nëntorit i shkatërroi shtëpinë.

Bebe-Rexha-bes kallaku1-Bubq

Me të ardhurat e saj, Bebe ua ndërtoi nga fillimi banesë kësaj familjeje.

© Panoramaplus.al