Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha është nderuar me çmimin “Female Icon Award 2026” në kuadër të Electronic Dance Music Awards, një vlerësim që vjen si njohje për ndikimin e saj në muzikën dance dhe karrierën ndër vite.

Artistja ka ndarë momentin e marrjes së çmimit edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar një video nga ceremonia, ku shfaqet e emocionuar gjatë pranimit të trofeut.
“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të çmendur. Faleminderit gjithashtu komunitetit të muzikës dance që më ka pranuar. Muzika dance ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë arratisja ime, terapia ime – dhe vazhdon të jetë edhe sot.
Nuk ka asgjë si ta dëgjosh këngën tënde në një festival, në klub apo në makinë. Kur bëhet fjalë për muzikën dance, ndjesia është krejt ndryshe. Faleminderit edhe një herë. Dhe sigurohuni të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’, me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është publikuar tashmë. Cheers”, është shprehur ajo.

