Bebe Rexha ka postuar para pak orësh një video, ku shfaqet pak para se të performonte në “American Music Awards 2020”, e cila u mbajt javën që lamë pas.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore mahniti me look-un që kishte zgjedhur për këtë eveniment.

E veshur me një fustan të çarë te pjesa e kofshës dhe të hapur në pjesën e gjoksit, këngëtarja dukej shumë seksi dhe ndihej shumë e sigurt me zgjedhjen e saj, pasi lëvizte pa frikë.
31-vjeçarja kishte zgjedhur që pamjen ta kompletonte me një make up të thjeshtë, me një palë vathë, ndërsa flokët e kuq flakë i kishte lënë të drejtë e të lëshuar.

“Më pëlqen kjo video. Paçi një ditë të mirë! Ju dua!”,- shkroi ajo krahas videos së publikuar në Instagram.



