Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me fansat një video të saj të publikuar nga një faqe e njohur.

Në këtë postim këngëtarja shfaqet shumë më e re nga sa është tani. Siç duket kjo video i përket përiudhës kur Rexha ishte në fillimet e karrierës së saj.
Në këtë video, këngëtarja me origjinë Shqiptare shkëlqen me flokët e saj të zeza dhe një trup shumë më të dobët se sa ajo që ka sot. Interpretuesja e shumë hiteve shfaqet mjaft energjike dhe e vendosur për të arritur suksesin në botën e muzikës.

Gjatë videos, ajo dëgjohet duke thënë: “Mendoj se mënyra e vetme se si mund të ndihmoj njerëzit është realisht të jem një super yll”.
Sipas faqes së njohur Fuse Tv, gjithë ky vetëbesim i Rexhës vjen si shkak i shenjës së horoskopit.
View this post on Instagram
Virgjëreshat gjithmonë ecin me kokën lart duke mos lejuar askënd ti thyej apo t’ju ndërpresi rrugën në aspekte të ndryshme të jetës.
Fansat e saj e kanë komplimentuar dhe admiruar këngëtaren për guximin, forcën dhe dëshirën që ka pasur për të arritur këtu ku është sot.
Edhe pse me disa ndryshime në pamje, Bebe mbetet e njëjta me vajzën që ne shohim vite më parë ne video, dëshira dhe vullneti për të kënaqur dhe argëtuar ndjekësit e saj me muzikë nuk ka shteruar asnjë moment.
© Panoramaplus.al
