Bebe Rexha është një ndër këngëtaret Shqiptare më të njohur në botë, këngët e saj janë shumë të pëlqyera dhe fansat janë nga gjithë bota. Suksesin e saj mund ta shikojmë thjesht, mjafton të hapim një nga këngët e saj në “Youtube” të cilat i kanë kaluar mbi 100 milion klikime.

Por mesa duket, muzika nuk qenka i vetmi talent i këngëtares, së fundmi ajo ka postuar një “Instastorie” shumë të lezetshme, duke na treguar se ka edhe një talent tjetër.

E gjeni dot çfarë? Piktura! Po, pikërisht piktura qenka një tjetër talent i Bebes, pavarësisht se në pamje të parë duket një pikturë e thjesht për tu bërë, nga tonaliteti i ngjyrave kuptohet qartë që këngëtarja është goxha e talentuar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
