1 Shkurt, 2018

Bebe Rexha nis turin me këngëtarin e famshëm dhe me… shampanjë


Dy ditë më parë Bebe Rexha dhe Bruno Mars paralajmëruan për nisjen e një turi së bashku në Meksikë.

E në fakt ashtu ndodhi, turi i dy këngëtarëve me famë botërore ka nisur në një mënyrë të veçantë.

Në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka publikuar një video në të cilën shfaqet krah këngëtarit të famshëm duke hapur një shishe shampanjë dhe shkruan “Kështu e nisim turin”.

Në video Bebe shfaqet mjaft seksi, e veshur me ngjyrë bezhë dhe flokët e lëshuara bionde.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim publikimin e videove të reja nga turi i Bruno Mars, në të cilin Bebe Rexha është e ftuara speciale.

How we start tour.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

© Panoramaplus.al