Bebe Rexha është këngëtarja me origjinë shqiptare që po korr sukses në të gjithë botën me hitet e saj. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku në postimet e saj nuk ngurron që të tregojë se sa krenare është se është shqiptare.

Madje në postimet e ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, Bebe shumë herë ka publikuar video duke folur shqip. Por së fundi këngëtarja e hitit ‘Meant to be’ ka gëzuar të gjithë ndjekësit e saj shqiptar me videon që ka publikuar në “Instastory”.
Aty shfaqet asistenti i saj teksa dëgjohet duke thënë fjalën ‘Kuq e zi’ dhe kjo gjë e ka gëzuar shumë Beben, e cila ja ka përmendur fjalën deri sa ai e ka fiksuar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
