Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka folur hapur për luftën e saj me ankthin.

E mesa duket Bebe e ka gjetur zgjidhjen se si të përballet me stresin dhe ankthin. Ajo ka ndarë me fansat e saj disa nga praktikat që përdor për të luftuar ankthin.
Nëpërmjet një “Instastory”, këngëtarja e njohur shprehet se fansat që vuajnë nga ankthi duhet të bëjnë sa më shumë stërvitje.

“Nëse jam shumë e stresuar ose ankthi im është super i keq, detyroj veten që të bëj stërvitje. Vrap, joga, edhe vetëm një ecje në këmbë apo me biçikletë. Çdo lloj gjëje. Provoje”, shkruan Bebe në postimin në “Instastory”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
