15 Shkurt, 2021

Bebe Rexha i vë “flakën” rrjetit, pozon me të brendshme të kuqe nga kuzhina për të dashurin e saj


Që prej muajit tetor të vitit të kaluar, Bebe Rexha po përjeton një histori të bukur dashurie me kinematografin dhe producentin, Keyan Safyari.

bebe rexha (1)

Me rastin e festës së “Shën Valentinit”, këngëtarja shqiptare me famë botërore publikoi disa foto, ku shfaqej mjaft provokuese në llogarinë e saj në Instagram.

bebe rexha (5)

Ajo shfaqet duke pozuar në kuzhinë e veshur me të brendshme të kuqe flakë.

Duke gatuar për partnerin tim”, shkroi Bebe krahas fotos.

Ajo kishte bërë një make up natyral dhe flokët i kishte lënë të lëshuara me onde të çrregullta.

bebe rexha (6)

Në foton e dytë, këngëtarja vuri në plan të parë gjoksin, teksa theksoi edhe belin e hollë.

bebe rexha (4)

Ajo publikoi në Instastory edhe një foto shumë romantike, teksa i dashuri i dhuronte një puthje të ëmbël në faqe, postim të cilin ajo e shoqëroi edhe me një zemër të kuqe.

© Panoramaplus.al