Bebe Rexha është “arratisur” me pushime me të dashurin e Keyan Safyari.
Këngëtarja u kap mat me producentin e filmave në Cabo San Lucas, Meksikë.
Çifti, që nisën lidhjen në muajin mars, u fotografuan duke shijuar çaste romantike me njëri-tjetrin, teksa qëndronin të shtrirë në të njëjtin shezllon.
31-vjeçarja ishte e veshur me bikini ngjyrë të kuqe, që i vinin në pah format trupore.
Pas suksesit në muzikë, Bebe Rexha po përgatitet të shkëlqejë në një tjetër fushë.
Këngëtarja do të bëjë debutimin e saj të parë si aktore në “filmin e animuar “Ugly Dolls” të STXFilms.
Ajo do jetë aktore zëri në film dhe do jetë dublante e një prej personazheve, së bashku me Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Charli XCX dhe Lizzo.







