7 Gusht, 2018

Beatrix Ramozaj nuk ndalet, të tjera imazhe seksi në plazhet e jugut


Nuk i duhen shumë këngë dhe klipe të reja që të tërheqë vëmendjen e fansave. Tashmë, këngëtarja Beatrix Ramozaj është prezente në rrjete sociale me imazhet e saj super seksi. Së fundi, këngëtarja postoi një fotografi në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet tejet atraktive në bikini.

Bukuroshja po pushon në plazhet e jugut të Shqipërisë, ndërsa mori shumë komplimente nga ana e fansave. “Pa ndjenjë” titullohet kënga e fundit nga Beatrix Ramosaj, e cila është komentuar shumë për skenat e “nxehta” në klipin e këngëtares. Ndërkohë edhe vëllai i saj, Albani ka një karrierë të shkëlqyer në këto kohë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al